TIRANE – Zv/kryeministri Niko Peleshi thekson se nuk janë humbur shpresat dhe mundësitë për miratuar më 21 korrik reformën në drejtësi. Duke komentuar deklaratën e deputetit Pandeli Majko për zgjedhje dhe referendum në të njëjtën ditë, Peleshi tha se “Majko si çdo personalitet politik i përgjegjshëm për një sfidë të shoqërisë shqiptare është i shqetësuar dhe jep alternativat e veta”.

“Unë i përkas atyre politikanëve që ende besojnë që politika shqiptare do t’i gjejë forcat dhe energjitë mbase të fundit për t’i dhënë rrugën e duhur reformës. Nuk i kemi humbur shpresat dhe mundësitë. Çdo deputet si pjesë e një formacioni politik apo si pjesë e përgjegjësisë që ka për të mos e shpërdoruar mandatin e marrë nga populli, i ka të gjitha mundësitë që në datën 21 korrik të mbështesë reformën. Unë akoma nuk arrij ta besoj, që një parti politike siç është PD do të marrë guximin të refuzojë reformën. Ne jemi duke u investuar dhe duke u treguar të duruar për një thirrje të ndërgjegjes politike të kësaj partie dhe deputetëve të saj.”- deklaroi Peleshi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: