Një zjarr ka përfshirë një banesë pranë Pazarit të Ri në Tiranë.
Siç shikohet nga pamjet, nga banesa del tym i zi, që ngrihet në qiell.
Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa mësohet se pas ndërhyrjes, zjarri është neutralizuar.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se zjarri ka rënë në banesën e Nermin Stërmasit, një familje tiranase. Shtëpia është me qerpiç, çka e bën të ekspozuar ndaj flakëve në temperatura të larta.
Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
(Balkanweb)
