Një depo në qytetin e Lipjanit është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme, duke shkaktuar alarm dhe mobilizim të shpejtë të njësive emergjente.  Lajmin e ka konfirmuar për media Komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Lipjan, Sadri Shamolli, i cili tha se ekipet janë duke punuar intensivisht për shuarjen e zjarrit.

“Jemi në terren dhe po angazhohemi për shuarjen e zjarrit. Po ashtu jemi duke u përpjekur që të mos lejojmë përhapjen e tij në objektet përreth,” deklaroi Shamolli.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe as shkalla e dëmeve të shkaktuara, ndërkohë që nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Zjarrfikësit po vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar dëme të mëtejshme./Telegrafi

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: