Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, në lagjen nr. 1, pranë murit të kalasë.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, një automjet tip Audi, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur një burrë rreth të pesëdhjetave, ende i paidentifikuar, i cili lëvizte me biçikletë.

Menjëherë pas ngjarjes në vendin e aksidentit mbërriti ambulanca, e cila transportoi të plagosurin drejt Spitalit Rajonal të Durrësit. Mësohet se ai ka pësuar dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe aktualisht ndodhet në sallën e kirurgjisë, nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur gjithashtu në vendngjarje duke nisur procedurat hetimore dhe ka shoqëruar për veprime të mëtejshme drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb