Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se bashkë me 2 persona të tjera kanë goditur me grushte për motive të dobëta një 34-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasin K. S., 33 vjeç, pasi dyshohet se bashkë me 2 shtetas, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, një 34-vjeçar. Punohet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
