Gjatë aksionit të së premtes të SPAK për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të kokainës, është identifikuar dhe personi i katërt i arrestuar. Ai është Ilir Lloshi. Dje u arrestuan Klevis dhe Artur Hoxhosmani, Ermir Ndreaj, pronar i disa kompanive.

Arrestimi i tyre erdhi pas përgjimeve të komunikimit në SKYECC. Sot i është komunikuar  akuza në qelitë e burgur ku mbahen të izoluar, Plarent Dervishajt dhe Erion Alibej, ky i fundit i penduar i drejtësisë.

Ky i fundit ka rrëfyer dhjetëra ngjarje, ka folur edhe për trafik droge. SPAK ka dëshminë e tij dhe bisedën në Sky ECC, ndaj është goditur grupi. Në burg iu komunikua akuza Dervishajt dhe Alibejt.

Plarent Dervishaj po gjykohet për atentatin ndaj Arjan Ndoj, ish-prokuror.

Ndërsa Erion Alibej për disa vrasje me pagesë, por ka statusin e të penduarit.

Gjatë aksionit të djeshëm u sekuestruan ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze. Në total janë 7 persona, 4 të arrestuar sot (ende nuk dihet indentiteti i njërit), ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi jashtë shtetit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb