Në emisionin “Vila24” me moderatoren Anila Cela ishte e ftuar ekspertja e arsmimit Irida Xhura e cila diskutoi për anagazhimin e adoleshentëve në tregun e punës dhe për modelin që ata përfaqësojnë. Ajo tha se reklamimi i jetës luksoze në rrjetet sociale dhe se trendi i muzikës dhe videoklipeve ka sjellur një frymë të keqe tek të rinjtë.
Xhura u ndal edhe tek rasti i 18-vjeçarit në Vlorë i cili u dhunua nga një punonjës policie disa ditë më parë. Eksperta e arsimit theksoi se ai nuk duhet ta shpërndante videon e tij në rrjetet sociale pasi mund të përballej edhe me komentet negative.
“Në fakt situata nuk është bardh e zi dhe unë e kam parë me optimist dhe pozitiv sepse në bankat e shkollës kemi mjaft nxënës që duan të punojnë gjatë verës dhe që janë ambicioz, por fatkeqësisht dominon edhe reklamimi i sjelleve negative në rrjetet sociale. Mund të vijë edhe për shkak të trendit në rrjetet sociale, të muzikës dhe videoklipeve. Për fat të keq shet më shumë reklamimi i jetës luksoze dhe jo ai personi që punon si kamarier. Në lidhje me rastin e dhunës të 18-vjeçarit në Vlorë më pëlqeu edhe reagimi i mësueses së
tij.Nga ana tjetër edhe reagimi i adolenshentit, dhe mua më vjen në vëmendje se si të rinjtë mund të përballen me vështirësitë në tregun e punës dhe nëse ata e dinë për ekzistencën e konventës për të drejtën e fëmijëve. Duke parë videon, mendon se ishte një veprim i nxitur i tij duke ekspozuar edhe identitetin e tij dhe duke u përballur edhe me disa komente që mund të mos jenë edhe shumë pozitive. Duhet të ishte trajtuar institucionalisht si një çështje dhe gjithashtu mund të sjellë një dëm psikologjik të tij. Prandaj them se informimi duhet të jetë i domosdoshëm”, tha ajo.
Xhura shtoi më tej se ekspozimi i videove të dhunës po ndikon në psikologjinë e të rinjve dhe se duhet të krijohet një edukim nëpërmjet komunikimit dhe dialogut dhe se angazhimi i tyre në tregun e punës mund të zhvillojë aftësitë e tij komunikuese dhe menaxhuese.
“Ekspozimi i videove të dhunës po ndikon në psikologjinë e të rinjve dhe ne duhet të shkojmë drejt një edukimi i cili shkon nëpërmjet gjuhës së komunikimit dhe dialogut. Cilido i ri që angazhohet në tregun e punës përveç se zhvillon cilësitë e tij komunikuese dhe menaxhuese dhe tani është më i rritur për të njohur edhe veten dhe merr edhe përgjegjësitë”, përfundoi Xhura
(BalkanWeb)
