Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit pasi siguronte sasi canabisi dhe e ndante në doza me qëllim shitjen në zona të ndryshme të Kuçovës.
Bëhet me dije se në automjetin dhe banesën e tij janë gjetur doza kanabisi, 5 peshore elektronike, 175 000 lekë, 1060 euro dhe shuma në valuta të tjera të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftim i Policisë:

Si rezultat i një hetimi disajavor të ndjekur nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, operacioni “Qyteti”.

Në kuadër të tij u vu në pranga shtetasi E. M., 31 vjeç, banues në Kuçovë.

Nga hetimet rezultoi se ky shtetas siguronte sasi Cannabis dhe e ndante në doza, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të Kuçovës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb