TURQI– Sulmi vetëvrasës në Aeroportin Ataturk të Stambollit mban “vulën” e grupit militant Shteti Islamik. Kështu deklaroi drejtori i CIA-s, John Brennan. Ndonëse deri tani asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin në të cilin u vranë 41 persona si dhe u plagosën 239 të tjerë, Brennan tha se kjo ishte vepër e degjenerimit të Shtetit Islamik.

“Shpërthimet e neveritshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit, të cilat kanë vrarë dhjetëra njerëz dhe kanë plagosur shumë të tjerë, mbajnë sigurisht vulën e degjenerimit të Shtetit Islamik”, theksoi ai.

Disa kamikazë vetëvrasës kanë hedhur veten në erë në aeroportin Ataturk të martën mbrëma. Ndërkohë, autoritetet turke kanë fajësuar militantët e Shtetit Islamik.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: