Të paktën dy punëtorë u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën në një shpërthim në një fabrikë në të cilën prodhohen , një lloj qymyri të ngurtë me përdorime të ndryshme.

Shpërthimi ndodhi në fabrikën Clairton Coke Works, në pronësi të US Steel, rreth 25 kilometra nga Pitsburgu.

Tragjedia, shkaqet e së cilës mbeten të panjohura, ndodhi “në sektorin e brendshëm ku ndodhen bateritë e uzinës së prodhimit të koksit”, tha për AFP-në James Mandalinski, një zëdhënës i policisë së Qarkut Allegheny.

Ekipet e kërkim-shpëtimit mbërritën në vendngjarje dhe gjetën një punëtor të vdekur në objekt. Kërkime “intensive” u nevojitën për të gjetur trupin e viktimës së dytë. 

Një punëtor i tretë, i cili fillimisht u raportua i zhdukur, u shpëtua dhe u dërgua në spital, ndërsa nëntë të tjerë u “dërguan gjithashtu në spitalet e zonës për trajtim” për lëndime me ashpërsi të ndryshme.

“Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet përkatëse në hetimin e shkaqeve të aksidentit dhe do të publikojmë më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm”, siguroi David Burritt, drejtor i përgjithshëm i US Steel.

Në lumin Monongahela, kjo fabrikë është objekti më i madh industrial për shndërrimin e qymyrit në Shtetet e Bashkuara. Ajo punëson rreth 1,300 njerëz, sipas prodhuesit amerikan të çelikut, i cili tani është blerë nga Nippon Steel.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb