Familja e Daniel Shimes, ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka denoncuar në Komisariatin nr.1 në Tiranë humbjen e kontakteve me të.

Burime nga policia bëjnë me dije se për ngjarjen kanë nisur verifikimet dhe se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku mendohet se ai është parë për herë të fundit.

Shima është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) lidhur me hetimet mbi tenderat e zhvilluar në AKSHI gjatë periudhës së drejtimit të tij.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa familja kërkon sqarim urgjent mbi fatin e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb