Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Turqi, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë gjatë ceremonisë së dasmës së tij. Ngjarja u regjistrua në një fshat të provincës veriore Giresun, ku 23-vjeçari ndërroi jetë një ditë pas dasmës, si pasojë e plagëve të marra.
Sipas raportimeve, armën e ka shkrepur pa qëllim një e afërme e dhëndrit, e cila është arrestuar nga autoritetet. Ky është një nga rastet e shumta ku festimet në Turqi shndërrohen në tragjedi për shkak të përdorimit të armëve zjarri.
Sipas një organizate vendase, në Turqi janë në qarkullim rreth 40 milionë armë zjarri, shumica pa leje, duke e bërë këtë fenomen një shqetësim serioz.
🔴Giresun’da düğün sırasında damat ve gelin uğurlanırken ateş açılması sonucu yaralanan damat Ali K., hastanede hayatını kaybetti.
🔴Ateş açan kişinin damadın yengesi F.K. olduğu tespit edilirken, şüpheli şahıs gözaltına alındı. pic.twitter.com/xJhcUONFZt
— Nupel Haber (@nupelonline) August 27, 2025
Vetëm pak ditë më parë, një tjetër incident i ngjashëm ndodhi në provincën Trabzon, ku një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën aksidentalisht gjatë një dasme tjetër.
(Balkanweb)
