Ardian Hajdari ka fituar rekursin në Gjykatën e Lartë, pasi kjo e fundit ka prishur vendimet e mëparshme ndaj tij lidhur me akuzën për mosdeklarim pasurie.

Sipas dispozitivit të vendimit, gjyqtari Gent Shala ka vendosur prishjen e vendimeve të dhëna më herët ndaj ish-gjyqtarit të vettingut, i cili ishte dënuar për mosdeklarim pasurie.

“Gjykata e Lartë ka urdhëruar pushimin e gjykimit të çështjes pa e kthyer për rishqyrtim”, thuhet në dispozitiv.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb