Gazetarja e News24, Klodiana Lala ka pyetur kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ai ishte përpara SPAK, se kur Partia Demokratike do të publikojë faturën e shpenzimeve për ekspertin e fushatës elektorale, Chris La Civita.
Berisha u shpreh se në këto kohë, deputetët kanë deklaruar sesa kanë shpenzuar për fushatë. Ai tha se kur partitë politike të deklarojnë shpenzimet, atëherë Partia Demokratike do jetë transparente.
Kreu i PD Sali Berisha: Në këto kohë, deputetët kanë deklaruar sesa kanë harxhuar në fushatë elektorale. Pra, janë shpenzimet e kandidatëve për deputetë dhe jo i partive politike.
Unë ju siguroj që PD do të publikojë faturën e plotë të shpenzimeve, kur kjo të kërkohet.
(Balkanweb)
