Kreu i PD Sali Berisha ka dhënë pak detaje në lidhje me atë që pritet të ndodhë me nisjen e legjislaturës së re.
I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala jashtë ambienteve të SPSK, kryedemokrati u shpreh se opozita do të bëjë një betejë në të gjitha frontet që tu kthejë qytetarëve votën e lirë.
“Opozita shqiptare betejë në të gjitha frontet, do të bëjmë gjithçka për t’u kthyer shqiptarëve votën e lirë. Çdo kohë ka risitë e veta”, tha ai.
