Kreu i PD Sali Berisha, u ka bërë thirrje mediave të mos dorëzohen përballë tentativave për t’u censuruar.

Në një deklaratë para Prokurorisë së Posaçme ku ishte në zbatim të masë së sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij, Berisha u shpreh se qytetarët shpesh mbeten në errësirë të asaj që ndodh në realitet, për shkak se shumica e mediave tentojnë të fshehin të vërtetën, të ndikuar nga qeveria.

“Partia Demokratike u bën thirrje mediave të qendrojnë fuqishëm sepse armiku nr 1 i Shqipërisë dhe shqiptarëve sot është censura. Mos mendoni se terrin informativ arrijnë ta zhdukin një grup i vogël mediash që thonë të vërtetat ku mbi 90 përqind e mediave për shkak të korruptimit kokë e këmbë bëjnë gjithçka për të mbuluar të zezat e qeverisë, populli mbetet në errësirë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb