Kreu i PD Sali Berisha ka dhënë detaje të reja në lidhje me atë që sipas tij I ka ndodhur ish zv drejtorit të AKSH-it, në orët kur humbi kontaktet me familjen.

Sipas Berishës, Daniel Shima është dhunuar me shkopa bejsbolli.

“Nuk reagon dot policia, se segmente të saj mund të kenë ditur, nuk mund të them se, e ka organizuar, por Ardi Veliu është i aftë të organizojë çdo lloj akti sepse i përket falangave të ish-policisë sekrete të Enver Hoxhës i stërvitur për krime më të shëmtuara, edhe ky Proda”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:
Danjeli në rrugë, i bën mesazh partneres ose nënës, nuk e di mirë. I thotë po më arrestojnë. Kush të arreston? Të arreston vetëm policia në një vend, në rrugë, askush tjetër. Tani njerëz me uniformë e kapën. Thuhet se, këta me uniformë e futën në makinë e nisën. Tani këtu e ke një të drejtë, dhe unë e kam lënë me mëdyshje. Sepse e nisën drejt Qytetit Studenti ku shkon në Surrel. Shkon në Surrel. Nga Qytet Studenti shkon për 5 minuta në tunelet e Surrelit.
Pastaj thanë e kthyen për Elbasan. E ndoqën me kamera gjer këtu e gjer atje, dokrra. Si përfundim, Danjeli ka dy javë që asnjë gazetar, asnjë zyrtar, asnjë njeri nuk i ka shkuar në shtëpi për të parë se çfarë pësoi ky njeri, si ishte ky.

Po sa për u zemërova me partneren, i thonë të tjerët. Ato si beson kush kurrë.

Përveç kësaj, qytetari dixhital thotë se, 1 muaj përpara Danjelin e quan tek Troplinët, por ata për disa ndikime shoqërore, nuk e di pse, i dhanë ultimatumin por nuk e torturuan. Por i thanë se, por çele gojën ke këtë e atë, por Danjeli e çeli gojën dhe u dërgua atje, sipas qytetarit digjital 4 orë me shkopinj bejsbolli e torturuan dhe mezi ka mbërritur në shtëpi.

Ky variant është deklaruar dhe nuk ka asnjë kundërshtim për të, asnjë reagim. Nuk ka pse, nuk mund të reagojë Edi Rama, sepse Edi Rama e ka kërcënuar atë. Dhe nuk reagon dot prokuroria. Mbajmë një shënim thotë. Nuk reagon dot policia, se segmente të saj mund të kenë ditur, nuk mund të them se, e ka organizuar, por Ardi Veliu është i aftë të organizojë çdo lloj akti sepse i përket falangave të ish-policisë sekrete të Enver Hoxhës i stërvitur për krime më të shëmtuara, edhe ky Proda.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb