Një plagosje ka ndodhur pak më partë në Durrës, ku dy persona kanë përfunduar në spital.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 te qytetit, ndërsa në konflikt janë përfshirë 2 familje të cilat banojnë pranë njëra-tjetrës.
Mësohet se një prej të plagosurve është qëlluar me thikë ndërsa tjetri me sende të forta.
Autori i ngjarjes është arratisur nga vendngjarja ndërsa vijon puna për kapjen e tij.
Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes, por pritet të zbardhen në vijim.
