Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shpalli sot përbërjen e qeverisë së re, pas fitores së mandatit të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Elisa Spiropali do të drejtojë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke lënë drejtimin e Kuvendit.

Spiropali largohet nga drejtimi i Kuvendit i cili iu besua deputetit socialist, Niko Peleshi.

Nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme largohet Igli Hasani i cili nuk u preferua nga kryeministri për të qenë pjesë e kabinetit “Rama 4”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb