Gjatë mbledhjes së asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama prezantoi emrat e qeverisë së re për mandatin e katërt në drejtimin e vendit.

Rama tha se Delina Ibrahimaj do të mbajë tashmë detyrën e ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Në mandatin që sapo u mbyll, kjo ministri drejtohej nga Blendi Gonxhja i cili në qeverinë e re u emërua ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit.

Ndërsa Ibrahimaj mbante postin e ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, ministri e cila nuk do të ekzistojë më.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb