Kjo është pamje që të ofron oborri para shkollës 9-vjeçare Ali Lacej në qytetin e Shkodrës. Një nga shkollat më të vjetra të qytetit të Shkodrës që prej 30 vitesh është e rrethuar nga grumbuj hekurash, shkurre apo makina të parkuara para oborrit të hyrës së saj duke detyruar që hyrja e nxënësve në shkollë të bëhet nga rrugica anësore.
Por, gjatë një inspektimi të bërë në ambientet e kësaj shkolle ka qenë vetë kryebashkiaku Benet Beci, i cili ka vënë ultimatumin që të hënën oborri para shkollës do të hapet.
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, Policia Bashkiake dhe Ndërmarrjes e Shërbimeve do të ndërhyjnë të hënën në aksionin e kësaj hapësirë e cila do t’i rikthehet nxënësve dhe hyrjes së shkollës e cila do të kthehet aty ku ka qenë dikur.
