Në Nju Jork janë përcaktuar dy finalistet e US Open për femra, të turneut të fundit Grand Slam të këtij viti. Përballë njëra-tjetrës në finalen e madhe do të jenë Aryna Sabalenka dhe Elena Rybakina.
Bjellorusja Sabalenka, aktualisht numri një në botë, siguroi finalen pas fitores 2-0 ndaj amerikanes Jessica Pegula, me rezultatet 7-5 dhe 6-2. Një paraqitje bindëse e Sabalenkës, e cila megjithatë nga e hëna do t’ia dorëzojë kreun e renditjes botërore Rybakinës, pikërisht sfidantes së saj në finalen e madhe të së shtunës në New York.
Kazakja Elena Rybakina siguroi biletën për në finale pas një beteje të fortë me Coco Gauff. Rybakina humbi setin e parë 3-6, por reagoi në mënyrën më të mirë, duke fituar dy setet e radhës 6-4, 6-4 dhe duke kompletuar përmbysjen.
Kështu, finalja e US Open do të vendosë jo vetëm fituesen e turneut, por edhe një përballje mes dy tenisteve që aktualisht dominojnë skenën botërore.
