Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vetëvrasjen e 16-vjeçares, e cila u hodh nga pallati, ndërsa ndërroi jetë.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në një pallat në ndërtim në ndërtim në rrugën “Gjon Buzuku” në zonën e Rrugës së Dibrës. Në një lidhje live për News24, gazetari Xhuljan Ferzaj bëri me dje se vajza, e cila jetonte në Kamëz, ndërsa kishte zgjedhur që aktin e rëndë ta kryente larg banesës së saj. Raportohet se ajo është futur fshehurazi në pallat, duke pritur që të largohen punëtorët, dhe më pas ka kryer aktin e rëndë.
Dyshohet se vajza ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe se kishte pasur probleme me familjarët e saj. Ndërkohë, në çantë i janë gjetur disa ilaçe. Kanë qenë banorët e zonës, ata që kanë mësuar mbi ngjarjen, ndërsa kanë njoftuar policinë. Vajza gjeti vdekjen e menjëhershme pas rënies nga kati i 9. Ndërkohë, prindërit ende nuk kanë dhënë një dëshmi, për shkak të tronditjes së madhe. Policia aktualisht po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
