Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar në rrjetet sociale foto ku shfaqet kryeministri Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Fotoja në fjalë është bërë në 9 shtator të 2017-ës, në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

“Mos është vallë kjo fotoja e datës 9 shtator 2017, ku shoku i ngushtë i Edi Ramës, i famshmi Charles McGonigal, takonte Ramën në kryeministri dhe i tregonte miqve të tij se ky miku po “reformonte” drejtësinë në Shqipëri dhe që kjo ishte një “mundësi” me e kap nai lekë të shpejtë me këtë rast?!
Si mendoni miq?”, shkruan Këlliçi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb