Rusia ka lëshuar raketa dhe dronë mbi Ukrainë gjatë një sulmi, i cili ka vrarë të paktën pesë persona dhe ka shkaktur dëme në infrastrukturë. Duke përfshirë dhe objekte energjitike në disa rajone.
Sulmet e fundit të Moskës kanë pasur pikësynim goditjen e rrjetit energjetik dhe pikave të prodhimit të gazit në Ukrainë.
Agresioni rus në Ukrainë, tashmë po shkon drejt dimrit të katërt dhe mesa duket përpjekjet pë t’i dhënë fund kësaj lufte janë “shuar”.
Sulmi i fundit ka qenë në rajonin perëndimor të Lvivit, pranë kufirit me Poloninë , nga ku humbën jetën një familje, me 4 katër pjesëtarë.
Raportohet se si pasojë e sulmit, kanë rënë flakë në një park industrial në kryeqytetin rajonal të Lvivit.
Më tej, ka bërë me dije kryebashkiaku Andriy Sadovyi, se një pjesë e qytetit mbeti pa energji elektrike dhe u ka bërë thirrje banorëve të qendronin brenda, ndërsa autoritetet janë duke u përballur me zjarret.
Sipas zyrtarit lokal Volodymyr Hutnyk ka thënë se edhe 10 shtëpi të tjera kanë pësuar dëmtime të rënda, jashtë çdo mundësie riparimi.
Nga ana tjetër, në rajonin juglindor të Zaporizhzhias, një person u vra dhe 10 të tjerë u plagosën nga një sulm, i cili la më shumë se 73,000 konsumatorë pa energji elektrike, tha guvernatori Ivan Fedorov.
Ministria e Energjisë e Ukrainës raportoi se objektet energjetike u dëmtuan në Zaporizhzhia dhe në rajonin verior të Chernihivit. Kompania shtetërore ukrainase e gazit dhe naftës, Naftogaz, tha se Rusia kishte goditur dhe dëmtuar infrastrukturën e gazit, por nuk dha detaje të tjera.
