Autoritetet ruse njoftuan të hënën se kishin kapur gjithsej 251 dronë ukrainas gjatë natës, në atë që përshkruhet si një nga sulmet ajrore më të mëdha që nga fillimi i luftës me Ukrainën më shumë se tre vjet e gjysmë më parë.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, sulmi ishte veçanërisht intensiv në rajonin e Detit të Zi. Nga numri i përgjithshëm i dronëve, 40 u rrëzuan mbi gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Rusia në vitin 2014, 62 mbi Detin e Zi, dhe 5 të tjerë mbi Detin Azov.

Ministria nuk sqaroi se sa dronë arritën të godasin objektivat e tyre, duke dhënë vetëm të dhëna mbi numrin e dronëve të rrëzuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb