Gjyqtari Astrit Kalaja ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit, një ngjarje kjo tronditëse për opinionin publik.
Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, Policia e Shtetit ka konfirmuar për News24 se gjyqtari Kalaja ndërroi jetë teksa ishte duke u transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda.
Po ashtu mësohet se përveç gjyqtarit Kalaja, autori i identifikuar si shtetasi Elvis Shkambi ka plagosur edhe persona të tjerë. E gjithë skena e krimit ka ndodhur në sallën e gjyqit teksa gjyqtari Kalaja po lexonte vendimin për një konflikt pronësie.
Agresori ka hapur zjarr më pas edhe drejt përfaqësuesve të palës tjetër në proces duke lënë të plagosur babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj.
