Ushtria ukrainase ka thënë se ditën e hënë, dronët e saj me rreze të gjatë veprimi, kanë goditur një fabrikë municionesh në Rusi, një terminal kyç nafte dhe një depo armësh pas vijës së frontit. Duke shkaktuar rritjen e presionit mbi logjistikën ushtarake të Moskës.

Shtabi i Përgjthshëm Ukrainas ka deklaruar se sulmi mbi fabrikën e municioneve në Sverdlov në rajonin e Nizhny Novgorodit në përëndim të Rusisë, ka ndodhur gjatë natës duke sjellë shpërthime të shumta dhe një zjarr.

Sipas tyre, kjo fabrikë furnizon forcat ruse me municione për aviacionin dhe artilerinë, bombat ajrore, municione kundërajrore dhe kundërtanke.

Ndërkaq, dronët ukrainas goditën një terminal nafte në Krime, duke shkaktuar shpërthimin e një zjarri si dhe në një depo municionesh të Ushtrisë së 18-të të Përbashkët të Rusisë.

Autoritetet rus pranuan sulmin e madh nga dronët ukrainas në 14 rajone të Rusisë, si dhe në Krime, përreth Detit të Zi dhe Detit të Azovit. Në lidhje më këtë sulm janë dhënë pak detaje përpos pretendimeve se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar 251 dronë ukrainas.

Sulmi i cili është cilësuar, si më i madhi që nga nisja e luftës në vitin 2022.

Guvernatori i Nizhny Novgorodit, Gleb Nikitin, është shprehur se mbrojtja ajrore kishte zmbrapsur një sulm me 20 dronë ukrainas, në një zonë industrial lokale që përfshin fabrikën e municioneve dhe asnjë objekt nuk rezultoi të ishte dëmtuar.

Sulmet me rreze të gjatë të Ukrainës ndaj rafinerive dhe objekteve të tjera të naftës kanë kontribuar në mungesën e karburantit në pikat e shitjes në Rusi gjatë muajit gusht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb