Gjatë 24 orëve të fundit në Ukrainë raportohet për të paktën pesë viktima, ndërsa Moska ka nisur një sulm gjatë natës me 112 dronë, bëjnë me dije autoritetet rajonale.

Sipas autoriteteve lokale,  tre viktimat ishin në rajonin e Sumy dhe dy të tjerë në provincën Kherson të Ukrainës.

Serhi Chernovm, një banor vendas të Stepanivkësm, ka treguar për mediat atë që dëshmoi nga sulmi me dron në komunitetin e tij.

“Isha rënë në gjumë dhe pastaj filluan 17 shpërthime radhazi.” tha ai.

“Më pas, pati një pauzë të shkurtër dhe pas kësaj, edhe tre të tjera.”- ka vijuar ai më tej.

Sipas banorit, dronet ishin të llojeve të ndryshme dhe vuri në dukje se disa nga shpërthimet ishin më të forta se të tjerat.

Një tjetër banore ka thënë për mediat lokale se ajo ndodhej në shtëpi në momentin që ka ndodhur sulmi.

Qyteti portual jugor i Odesës përjetoi një natë të rëndë bombardimesh ruse, me të paktën pesë persona të plagosur ndërsa zjarre shpërthyen në të gjithë qytetin.

Më shumë se 80 personel shpëtimi dhe 18 automjete zjarrfikëse u mobilizuan për të ndihmuar në menaxhimin e flakëve, sipas Shërbimit të Emergjencave të Ukrainës.

Ndërkaq, forcat e armatosura ukrainase thanë në kanalin e tyre në Telegram, se kishin arritur të rrëzonin 87 dronë por 22 prej tyre kanë goditur 12 zona te ndryshme ukrainase.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb