Një incident i rëndë është regjistruar sot te Gjykata e Apelit. Një person ka shkuar dhe ka debatuar dhe ka kërcënuar rojën.
G.Mali, nga Lapraka është shoqëruar në policia nga forcat e komisariatit n.1.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Ky incident vjen disa ditë pas ngjarjes së rëndë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit në këtë gjykatë.
