Diplomati Spartak Topollaj, në studion e “Kjo Javë” në News24 tha se është për t’u habitur se si agjencia më e shquar e spiunazhit në botë, Mossadi izraelit, nuk ka arritur të informohet që qyteti i Gazës ishte i gjithi nën tokë.

Topollaj tha se agjencia Mossad ka arritur t’i gjejë nazistët gjermanë, edhe kur këta të fundit ishin arratisur për në Argjentinë.

Spartak Topollaj: Pamjet me dronë nga ajri tregon baza që ja kalojnë Hiroshimës dhe Nagasakit. Izraeli e justifikoi me pengjet dhe torturimin e tyre. Janë liruar pjesa më e madhe pengjeve dhe kanë mbetur 48, nga të cilët mendohet që 28 mund të jenë gjallë dhe 20 të vdekur.

Se si i mbajnë në tunele është habitshme. Është e habitshme se si Mossadi një nga agjencitë më të shquara në botë e spiunazhit, nuk kishte informacion që Gaza ishte e tëra nën tokë. Mos dijë Mossadi që ka kapur nazistët deri në Argjentinë. Është e çuditshme se si nuk patën dijeni në situatën në Gaza. Në mënyrë të veçantë kur skenat, kur fëmijët luteshin për t’u mbushur tasi.

Duhet pranuar që Presidenti Trump ka meritën e madhe.

U habita se si nuk ia dhanë Çmimin Nobel atij dhe ia dhanë lideres opozitare të Venezuelës në regjimin e Maduros, e cila ka bërë burg dhe jeton e fshehur. Mendoj se mbi 99.9% kjo marrëveshje është e qëndrueshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: