Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me zyrtaren e lartë, me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu falënderime për kontributin e BE në rrugën drejt integrimit.
Ai tha se pa mbështetjen e BE sdo të mund të bëhej e lehtë rruga.
“Prekëm rezistencën e Ukrainës ndaj agresionit rus. Do të vazhdojmë të mbështesim pa rezervë Ukrainën. Pasi aty përveç të tjerash zhvillohet një përplasje mes një mënyra të të parit të botës, dhe bashkëjetesës, njëra si pjesë e BE dhe tjetra që i kërcënon parimet e demokracisë. Falënderoj BE, jo për protokoll apo formalitet. Por për faktin se puna që po bëjmë për të çuar para proceset e brendshme të lidhura me reformat, apo kapitujt dhe negociatat, s’do të ishte e suksesshme pa mbështetjen e vazhdueshme të komisionit dhe partnerëve brenda komisionit që nderveprojnë çdo ditë me ekipin tonë. Falënderoj presidenten që jo vetëm kthehet në rajon dhe Shqipëri, por rikthehet e palëkundur për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së.
