Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në forumin e parë të Investimeve EU–WB6, që ka mbledhur liderë ballkanik dhe të BE, theksoi se Ballkani Perëndimor, duhet të kthehet në potencial.
“Me rëndësi është energjia sipërmarrëse që nuk i trembet të nesërmes. Horizonti i ri për mua do të thotë një vend ku gjendet një novacion i ri. Një nevojë e përditshme. Jo vend ku projektet që të shkojnë nga ideja në realizim më lehtë. Ku sektori privat dhe qeveria nuk lëvizin në vija paralele, por takohen në një pikë të veçante. Nuk duhet shumë shkencë, por kurajo për të kuptuar se Ballkani Perëndimor mund të bëhet strehë e rezistencës për të prodhuar të ardhmen. Le ta them troç. Europa se ka luksin të varet nga ajo që nuk kontrollon dot. Dhe ne në Ballkan s’kemi luksin të quhemi vetëm; potencial. Por le ta quajmë veten zhvillim. Një zonë të përbashkët të ekosistemit të ri. Ne e dimë vendin tonë, s’po kërkojmë që të na jepet një vend falas, një tryezë, por duam të integrohemi. Ne nuk kërkojmë bamirësi, por vizion për të krijuar qëndresë. Nevoja është këtu sepse kriza ka ardhur tashmë.”, tha ai.
