Një ‘incident’ që ka shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve ka ndodhur teksa fliste kryeministri Edi Rama në forumin e parë të Investimeve EU–WB6.

Një pjesë e foltores që ishte vendosur në podiumin ku flisnin të pranishmit, është shkëputur teksa pikërisht kryeministri Rama fliste për ‘krizë’. Mes humorit, kryeministri theksoi se shembull i krizës ishte pikërisht ky incident që sapo ndodhi.

“Kriza ka ardhur tashmë dhe le ta transformojmë atë në nevojë. Më falni. Nëse kishit nevojë për ilustrim të krizës, sapo e patë”, tha Rama, ndërsa të pranishmit duartrokitën dhe qeshën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: