Protesta e sotme mbarëshqiptare që u organizua në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të udhëheqësve të UÇK-së bëri bashkë përfaqësues të opozitës së Kosovës, PDK e LDK, por nuk arriti të bashkojë në një qëllim Vetëvendosjen me spektrin tjetër politik dhe Tiranën zyrtare.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK për komunën e Prishtinës Përparim Rama,  deputetja e PDK Ganimete Musliu, Daut Haradinaj i AAK, Ramiz Lladrovci i PDK dhe kryetar i rikonfirmuar i komunës së Drenasit, ishin të pranishëm në tubimin madhështor. Endrit Thaçi, djali i ish-komandatit të UÇK, Hashim Thaçi ndodhej në krye të tubimit së bashku me politikanët e tjerë nga Prishtina dhe Tirana. Ndërsa nuk munguan dhe politikanë të majtë e të djathtë, këta të fundit “thyen” dhe urdhrin e bojkotit të PD, siç ishte deputeti demokrat Bujar Leskaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Ndërsa deputetët socialistë u shprehën se do të jenë të pranishëm në protestën për UÇK  jo si politikanë, por si qytetarë.

Nga ana e mazhorancës, mes liderve kosovarë u shfaq dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kandidatja e PS për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme vendore, Ogerta Manastirliu, ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ish-deputeti Denis Deliu dhe kryetari i Bashkisë së Lezhë Pjerin Ndreu.

Në seancën e së enjtes, Kuvendi u përfshi në debate e akuza mes deputetëve të PD dhe PS për kërkesën e PD për mocion me debat mbi njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se Shqipëria duhet të kishte miratuar menjëherë rezolutën e Kosovës për njohjen e gjenocidit serb.

Berisha akuzoi Ramën se protesta e së premtes në Tiranës për UÇK ka nuanca kundër qeverisë së Kosovës, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar se Rama nuk do të marrë pjesë në protestën për UÇK pasi nuk dëshiron ta politizojë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb