Regjisori Robert Budina, i ftuar në “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela ka folur për filmat e tij të fundit.
Ai së bashku me Sabina Kodrën, bashkëshorten, janë regjisorë e producentë të shumë filmave që i kanë kapërcyer kufijtë e kinemasë shqiptare.
“Pikë uji” vijon të jetë mes realizimeve më të vlerësuara edhe nga juritë ndërkombëtare, duke u renditur ndër filmat e sugjeruara për t’u parë nga mediat e huaja.
“Kolltuku” është filmi më i ri me regji të Enxhi Ristës. “Një film in memoriam edhe për Shundin”,-e quan ai, ndërsa tregon se si Shundi nuk kishte hequr dorë nga sheshxhirimi edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Budina tha se ai e kishte mbajtur të fshehtë sëmundjen që të mos ndahej nga kasti i aktorëve për të përjetuar deri në fund magjinë e filmit. Në rolet kryesore bashkë me Shundin luajnë Zamira Kita e Niko Kanxheri.
