“Pikë uji”, do të vazhdojë të shfaqet në Tiranë në kinema Milenium dhe Cineplexx dhe në të gjitha kimenatë e Shqipërisë. Mbrëmjen e djeshme, kinema Milenium e mbushur plot me spektatorë, është kthyer në një arenë diskutimesh e debatesh për realitetin shqiptar, plagët e hapura të shoqërisë sonë. E sjell këtë debat, filmi “Pikë Uji” i regjizorit të mirënjohur Robert Budina. Sepse nuk është thjeshtë një thriller i ndërtuar mbi fantazinë e një artisti, por një histori dramatike që na sfidon të reflektojmë mbi. Regjizori Budina dhe producentja Sabina Kodra, ndanë me publikun momente pikante të realizimit të filmit bashkë me mirënjohjen për mbështetjen e të gjithë atyre që kontribuan në reaizimin e tij. Publiku ka shijuar për 90 minuta lojën e jashtëzakonshme të aktorëve të talentuar në një skenar shumë të arrirë ngre dilema dhe ngre dhjetra pyetje për realitetin që po jetojmë.

Rrugëtimi i Aidës, një funksionare e rëndësishme në bashkinë e një qyteti të vogël, është përpjekja me çdo mënyrë për të shpëtuar djalin e saj, Markun, i cili akuzohet për përdhunimin e një të miture. Filmi ngre pyetje thelbësore: çfarë është e gatshme të bëjë një nënë për të mbrojtur fëmijën e saj, pavarësisht përmasave të krimit, paragjykimeve dhe gjykimeve? Si një njohëse e mirë e sistemit të korruptuar, Aida zvarritet mundimshëm nëpër segmentet e pushtetit, në përpjekje për ta shpëtuar të birin nga krimi që ka kryer. Në këtë rrugëtim ajo kupton se ka qënë pjesë e ndërtimit këtij sistemi monstër që nuk kursen askënd.

Në këtë moment delikat të jetës së saj, ajo kthehet në kohë për të kujtuar se si ka sakrifikuar gjithçka për të ngjitur shkallët e pushtetit. Ka sakrifikuar njerëzoren brenda saj, dinjitetin, ka sakrifikuar dashurinë dhe ndjen ti shembet toka nën këmbë kur sheh të birin pas hekurave i akuzuar për përdhunim. Në këtë udhëtim dramatik ajo e sheh veten të vetmuar, pa miq e me familje të shkatërruar. Megjithatë me instinktin e një nëne, nuk dorëzohet dhe vazhdon të beson se biri i saj Marku është i pafajshëm.

 390 267 1726214124x287e42de F2cb 4bc9 82cc 7f7076281581 310
390 267 1726214124x287e42de F2cb 4bc9 82cc 7f7076281581 310

Në këtë dramë të fortë, karakteri i Aidës kalon një transformim të thellë, veçanërisht kur shfaqet Beni, dashuria që Aida kishte braktisur për të vrapuar për pushtet e para. Beni do ti shfaqej pas shumë vitesh në momehtet të vështira të jetës, tani si prokurori që do të vendosë për fatin e djalit të saj. Përballja e Aidës me mamanë e vajzës së përdhunuar është gjithashtu një ndër momentet më pikante, ku shfaqet sërish fuqia e pushtetit, kësaj here në përpjekje për të blerë heshtjen e familjes së viktimës.

Me qëllim, fati i vajzës së përdhunuar mbetet i pasqaruar, i papërcaktuar, si në mjergull harruar, ashtu siç ndodh në qindra a mijëra ngjarje dramatike që kemi parë në realitet. Filmi nuk përfundon në mënyrën tradicionale ku faji ndëshkohet dhe drejtësia triumfon. Përkundrazi, lë shikuesin të menduar, duke vazhduar të provokojë diskutime edhe pasi titrat kanë përfunduar.

Fundi i fimit është pasuar me komunikimin me publikun të regjizorit Budina dhe producentes Sabina Kodra. Shumica e spektatorëve janë ndalur të dëgjojnë diçka prej Budinës, diçka më shumë se sa thotë filmi në fundin e tij. Një bisedë e gjatë në përpjekje për ti dhënë përgjigje dilemave që filmi lë në mëndjen e shikuesit, për dhjetra versione të një fundi që filmi nuk ta jep, të lë ta zgjedhësh vetë. Bisedat shkojnë përtej skenarit për të mbërritur tek realiteti, tek ngjarjet dramatike të shoqërisë shqiptare që i shohim çdo ditë me titra të kuqe ekraneve të mediave tona.

 0 920 1726214249xa4fc1994 7365 4d99 B8c5 8df51967aa4c 203
0 920 1726214249xa4fc1994 7365 4d99 B8c5 8df51967aa4c 203

Dikush kërkonte një fund të lumtur kur drejtësia vihet në vend, të tjerë përpiqeshin të gjenin aty sekuenca të dramave të tyre në të përditshmen e përballjes me padrejtësinë. Janë të shumta plagët e shoqërisë tonë e aq të pakta reagimet ndaj padrejtësisë dhe filmi Pike Uji përpiqet të na çojë të shohim të vërtetat që gjenden në skutat e errëta që ka krijuar pushteti në tranzicion e përmes tyre na sundon. Filmi do të vazhdojë të shfaqet çdo ditë në kinema Milenium dhe Cineplexx si dhe në të gjitha kinematë e Shqipërisë. Më pas do të shfaqet në kinema të vendeve të rajonit dhe të Evropës.

Aktorët

Regjizori Budina i jep meritë të padiskutueshme skenaristes Doruntine Basha, një nga talentet më të spikatura të kinematografisë shqiptare, ka sjellë në jetë një personazh kaq kompleks si Aida, duke e bërë filmin një përpjekje të denjë për të rikthyer me dinjitet filmin shqiptar në skenën ndërkombëtare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Robert Budina ka mbledhur një kast të mrekullueshëm aktorësh që sjellin në jetë karaktere të ndërlikuara dhe plot emocion. Gresa Pallaska, një nga aktoret më të dashura për publikun mbarëshqiptar, interpreton rolin e Aidës, ndërsa Arben Bajraktaraj, aktor shqiptar me famë botërore që jeton dhe zhvillon aktivitetin e tij teatral dhe filmik në Paris, luan rolin e Ilirit. Adem Karaga, një aktor shqiptar shumëdimensional nga Maqedonia e Veriut, interpreton Elvisin, ndërsa Gerhard Koloneci, një aktor që ka filluar të luajë role të rëndësishme në kinemanë italiane, luan rolin e Benit.

Në film interpretojnë gjithashtu Kodjana Keco, një aktore shqiptare që zhvillon aktivitetin e saj artistik në Neë York, e cila ka sjellë një rol tronditës në këtë film, dhe talentet e reja natyrale si Paolo Iancu, i cili jeton në Bukuresht dhe ka filluar të luajë role në kinemanë dhe teatrin rumun, gjithashtu Henri Topi, një i ri nga Pogradeci që premton të jetë një nga zbulimet aktoriale shqiptare në të ardhmen.

Pas premierës më 12 shtator, filmi “Pikë uji”, do të vazhdojë të shfaqet në Tiranë në kinema Milenium dhe Cineplexx dhe në të gjitha kimenatë e Shqipërisë. Më pas filmi do të vazhdojë të shfaqet në kinematë e Ballkanit, Spanjës, Italisë, Austrisë dhe Gjermanisë. Ky film pritet të jetë një sukses i rëndësishëm për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar.

Regjizori

Robert Budina, një regjisor dhe producent i njohur, i është përkushtuar botës së filmit pas mbarimit të studimeve për regji teatri. Në karrierën e tij, ai ka shkruar dhe vënë në skenë shumë pjesë teatrale, por në kinema, ai është njohur për trajtimin e tij të veçantë psikologjik të individit shqiptar, duke eksploruar sfidat që përjeton ky individ në një realitet social-politik që është në tranzicion të vazhdueshëm. Realizimi mjeshtëror i këtyre veprave ka bërë që ato të shfaqen në festivalet më të rëndësishme të botës, si në Tallin, Varshavë, Chicago, Neë York, Shanghai, dhe Fajr, duke fituar çmime të rëndësishme dhe duke marrë kritika pozitive nga portale të famshme si Rotten Tomatoes dhe Indieëire.

Filmat e tij kanë mbledhur një audiencë të gjerë për kinemanë e pavarur në Shqipëri, Austri, Francë, Gjermani, Itali, dhe janë shfaqur në shumë televizione kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2014, filmi i tij “Agon” u përzgjodh si kandidatura e Shqipërisë për çmimet Oscar. Budina ishte gjithashtu autori, skenaristi dhe regjisori i serialit televiziv “Katrori i pushtetit” në vitin 2022, i cili u shfaq në televizionin kombëtar Klan dhe arriti një audiencë rekord.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb