Policia ka arrestuar një 50-vjeçarin Tom Nikjan në Hanin e Hotit, pasi është dënuar me 9 muaj burg nga Gjykata.
Sipas burimeve, 50-vjeçari është dënuar me akuzën për vjedhje. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kapën shtetasin në kërkim T. N., 50 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb