Mbreti Charles ka reaguar për herë të parë lidhur me vëllain e tij, Princin Andrew, duke nisur procesin për t’i hequr të gjithë titujt dhe nderimet mbretërore.

Sipas Buckingham Palace, Andrew do të njihet tashmë si Andrew Mountbatten-Windsor dhe është urdhëruar të dorëzojë rezidencën Royal Lodge.

Në deklaratë thuhet se vendimi është “i nevojshëm”, pavarësisht se ai mohon akuzat ndaj tij, ndërsa Mbreti dhe Mbretëresha shprehën mbështetje për viktimat e çdo forme abuzimi.

Ky vendim vjen pas lidhjes së përfolur të Andrew me Jeffrey Epstein.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: