Të paktën dy persona janë vrarë në një shpërthim pranë një stacioni policie në qytetin kolumbian të Suarez.

Gazeta “El Tiempo” publikoi informacion në lidhje me këtë.

U raportua se një makinë e mbushur me eksploziv e parkuar pranë një stacioni policie shpërtheu të hënën në mbrëmje.

“Kemi informacione për dy të vdekur dhe disa të plagosur”, tha kryebashkiaku i qytetit, Cesar Ceron.

Gazeta raportoi se të vdekurit ishin mysafirë të një hoteli pranë stacionit të policisë. Ajo vuri në dukje se rreth 30 ndërtesa u dëmtuan.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb