Dalin pamje të rënda nga atentati vdekjeprurës ndaj Gilmando Danit, 47 vjeç, në Rinas. Ai humbi jetën nga breshëria e plumbave që u derdhën drejt automjetit tip “Mercedes Benz S Class”, ngjyrë e bardhë. I plagosur mbeti drejtuesi i automjetit, Muçi Shaljani (Sheqeri), agjent i AMP.

Siç duket edhe nga pamjet, Dani, pasagjer në automjet ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Trupi i tij i pajetë ndodhet ende në makinë. Pranë tij, në vendin e shoferit ndodhet i plagosuri Shaljani, dukshëm me shenja jete.

Pamjet tregojnë se efektivët e kanë patur të vështirë për disa minuta të hapin dyert e automjetit të bërë ”shoshë” nga plumbat, ndërsa të ndihmuar edhe nga qytetarë të rastit ata kanë thyer xhamin e makinës me sende të forta.

Gilmando Dani njihej si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe në tetor të vitit të kaluar ishte liruar nga burgu.

Ndërkohë, Shaljani është dërguar me urgjencë te Spitali i Traumës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ai ka marrë disa plumba në trup dhe i është në shtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb