Zbulohen detaje të tjera nga atentati ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij Muçi Shaljani Sheqeri.

Autorët e kanë pritur para aeroportit, dhe kanë lëvizur të dy makinat paralel me njëra-tjetrën. Aty nga makina autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Mjeti “Benz S Class” eci për disa metra dhe ndalon nga të shtënat.

Në atë moment, një nga autorët, me kapele dhe i maskuar, del nga makina dhe afrohet duke qëlluar disa herë me pistoletë. Ekzekutori sigurohet që shënjestra ka ndërruar jetë.

Më pas, kthehet në makinë dhe largohen drejt Fushë Krujës. Në fshatin Halilaj ata djegin automjetin tip “Toyota” me targa greke.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb