Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me komisioneren e BE-së për zgjerimin, Marta Kos, trgoi se si e lexoi vendimin e GJKKO-së për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Ai e cilësoi arbitraritet vendimin e gjykatës, ndërsa shtoi se një prokuror dhe një gjyqtar secial u bënë bashkë dhe prekën kompetencat e ezekutivit.


Rama:
Ky është një moment historik, pasi nuk ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjyqtar të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar të qeverisë. Por nëse një prokuror special dhe një gjyqtar special, të shkallës së parë speciale në Shqipëri, kanë vendosur të pezullojnë një ministre – që është një cenim i ekzekutivit, duke marrë kompetencat e Kryeministrit dhe Parlamentit, prej nga buron mandati i çdo ministri – zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjike si gjithmonë: për ta ruajtur dhe për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit, si parakusht, edhe në këtë rast ekstrem.

E thënë drejt e pa të keq, ne nuk mund t’i përgjigjemi një arbitrariteti të këtyre përmasave me asnjë arbitraritet tjetër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: