Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka pritur në një takim zyrtar një delegacion britanik të kryesuar nga Lord Timpson, Ministër për Burgjet, Provën dhe Pakësimin e Recidivizmit në Mbretërinë e Bashkuar. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik britanik në Tiranë, kryesuar nga Julia Sutherland, e Ngarkuara me Punë e Mbretërisë së Bashkuar.
Kjo vizitë synoi forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën penitenciare dhe vlerësimin e projekteve të përbashkëta që po zbatohen në institucionet korektuese shqiptare.
“Kurset profesionale në mjediset e IEVP-ve, dhurim i qeverisë britanike, janë një mundësi reale për personat në konflikt me ligjin, duke i ndihmuar të ndërtojnë një rrugë të re pas përfundimit”, thekson Qose në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale.
Postimi
