Një 28-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në autostradën Tiranë-Durrës.
Uniformat blu informojnë se aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës, ku shtetasi A. Gj., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, dhe më pas automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës.
Si pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 27.11.2025, rreth orës 00:30, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. Gj., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, dhe më pas automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës. Si pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.
