Vullkani Puracé në Kolumbinë jugore ka filluar të shpërndajë hi mbi disa komunitete, ndërsa autoritetet kanë rritur nivelin e alarmit në portokalli për shkak të rrezikut të shtuar të një shpërthimi. Lajmin e bëri të ditur të dielën Shërbimi Gjeologjik Kolumbian, i cili paralajmëroi se situata po përkeqësohet.
Puracé ndodhet rreth 600 kilometra në jugperëndim të Bogotás dhe shtrihet pranë qytetit të Popayán-it. Ai konsiderohet një nga vullkanet më aktive dhe më të rrezikshme në vend. Sipas ekspertëve, një shpërthim i mundshëm në kraterin e tij, që ndodhet në një lartësi prej afërsisht 4,600 metrash, mund të kërcënojë drejtpërdrejt Popayán-in, si edhe komunitete indigjene dhe bujqësore përreth.
Në njoftimin e tij, Shërbimi Gjeologjik Kolumbian raportoi reshje hiri dhe erë të fortë squfuri në disa zona të shtunën, përfshirë komunitetet në veri të Popayán-it. “Pak hi ra këtu”, tha për AFP Maria Fernanda, profesoreshë universiteti në Coconuco, një komunitet me rreth 8,000 banorë i vendosur midis kraterit dhe qytetit. Zjarrfikësi Jose Quintero konfirmoi se aktiviteti vullkanik është rritur ndjeshëm, duke çuar re gazi dhe hiri deri në 1,500 metra mbi majën e tij.
Banorët vendas shprehin shqetësim për mungesën e hapësirave të sigurta në rast evakuimi. “Nëse e braktisim tokën dhe shtëpitë tona, ku kemi kaluar kaq shumë vite, do të jetë shumë e vështirë,” tha Marisol Avirama, anëtare e komunitetit indigjen në Coconuco, duke theksuar pasigurinë e komunitetit përballë një shpërthimi të mundshëm.
Autoritetet lokale vazhdojnë monitorimin intensiv të vullkanit, ndërsa u kërkojnë banorëve të qëndrojnë të përgatitur për çdo skenar.
El. Volcan purace. Ubicado en cauca colombia. Hizo ayer erupción. Dio. Avisó. A las 6: 34. Am. Están en alerta naranja. . ojalá. No se confien , como paso con el del nevado del Ruiz. Hace 40 años. Estar atentos pic.twitter.com/bZqBd9msrv
— Luis Leguizamon (@suareza1333) December 1, 2025
Sigue la alerta por la actividad del Volcán Puracé, ubicado en el departamento del Cauca, Colombia. pic.twitter.com/lmaoWVlixA
— Leo (@LeoPupiales) November 30, 2025
