AEK triumfoi 2-3 në derbin ndaj Panathinaikos, në supersfidën e kampionatit grek. Në Apostolos Nikolaidis Stadium (Athens), protagonist për AEK ishte edhe portieri Thomas Strakosha.
“Gardiani” kuqezi i priti 11-metërshin polakut Sëiderski, në minutën e 28-të. Paraqitja e Strakoshës pas sfidës u vlerësua me notën 6.7.
30-vjeçari ka luajtur 12 ndeshje në këtë sezon. Për të, ky është edicioni i dytë me fanellën e AEK.
