Mallorca do përballet me Numancia në Kupën e Spanjës, në sfidën që luhet të martën. 25-vjeçari Marash Kumbulla mund të luajë në këtë takim, çka ka lënë të kuptohet edhe trajneri i skuadrës, Jagoba Arrasate, në konferencë për shtyp.
Kumbulla vjen pas një periudhe të gjatë jashtë fushe për shkak dëmtimi dhe takimi ndaj Numancias duket i duhuri për rikthimin. Mbrojtësi i kombëtares ka luajtur vetëm 4 ndeshje në këtë sezon.
