Kanë dalë pamjet ku tregohen lëvizjet e Marselo Aranit një ditë para vrasjes së biznesmenit në Elbasan.

Siç shihet në video e siguruar nga gazetarja Xhensila Kodra, shihet momenti kur Arani merr automjeti tip  “Audi” , që dyshohet se përdori në atentatin ndaj Mondi Mëhallës.

Biznesmeni, Mëhalla u ekzekutua disa ditë më parë në automjetin e tij. Marselo Arani kishte marrë automjetin që  më pas u gjet i djegur dhe u përdor në atentat.

Këtë të mërkurë u arrestua 29-vjeçari Nevzat Spaho, i dyshuar në vrasjen e biznesmenit

Ndërkohë 29-vjeçari nuk ka pranuar të japë deklarime për ngjarjen dhe po të njëjtin versin ka mbajtur edhe Xhino Ago i arrestuari tjetër. Pista kryesore që po hetohet është për përplasjet mes ish-ortakëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb