Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nderuar sot ish-deputetin Azem Hajdari, në kuadër të ditës së Rinisë. Nga Qytet Studenti, Berisha në shenjë nderimi është përkulur para monumentit të Hajdarit, simbol i kësaj dite që solli demokracinë në vend.

Në monument janë vendosur kurora me lule, ndërkohë që sot shënon një datë simbolike, atë të 8 Dhjetorit, që është shpallur festë kombëtare.

Azem Hajdari u vra natën e 12 shtatorit në oborrin e selisë së opozitës nga kriminelë me uniformë policie. Monumenti i Hajdarit është vendosur në shenjë simbolike në vendin nga ku nisi revolta kundër regjimit të diktaturës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb